Në konferencën e mbajtur këtë të premte, presidenti Ilir Meta iu kërkoi falje qytetarëve që kanë marrë mesazhe fyese apo kërcënuese në emrin e tij. Ai tha se numri i tij i telefonit është keqpërdorur dhe se pas këtij abuzimi fshihet një grup kriminal, duke theksuar se shumë shpejt do të nisin procedurat ligjore të hetimit.

 

“Së pari, dua t’i kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese, gjoja në emër të Presidentit të Republikës, kryesisht gjatë ditës së djeshme, por ndoshta dhe më parë, ndoshta dhe në vazhdim, të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete publike, por edhe nga të njohur të Presidentit. Lidhur me këtë skandal, ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit, sot i kam dërguar kompanisë vodafon një kërkesë teknike dhe presim përgjigjen e saj. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit vendas e ndërkombëtar”, tha Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *