Presidenti Meta shfrytëzoi mesazhet për ditën e parë të vitit të ri shkollor për të dhënë edhe disa mesazhe të forta sidomos për politikat mbështetese ndaj të rinjve.

Kreu i shtetit tha se edhe fëmijet që vijnë nga familjet e varfëra kanë nevoje të mbështeten dhe të integrohen në sistemin arsimor përmes politikave shteterore.

 

Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.
Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.
Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

 

Meta thotë se është thellësisht i shqetësuar që të rinjte po largohen masivisht nga vendi dhe sipas tij është shumë e rëndësishme që shteti të ndërtoje politikat e caktuara për të mos inkurajuar largimin e tyre.

Sipas Presidentit, shpopullimi është një emergjencë kombëtare që ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të popullsisë.

 

Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!

 

Meta në fund ndalet edhe tek situate e pazakontë e zhvillimit të mësimit në kushte pandemie.

Duke shigjetuar edhe Ministrinë e Arsimit, Meta shton se përtej propagandës mbetet të shihet sesi janë marrë masat në institucionet arsimore për të shmangur përkeqësim të situatës nga Covid-19.

 

Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti të Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19.
Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.
Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj!Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *