Subscribe

Një betoniere e vogël, ku brenda saj rrotullohen lule. Ky është imazhi mikpritës në galerinë e Universitetit të Arteve, si për të thënë se kudo ka nevojë për më shumë lëvizje, për më shumë natyrë, për më shumë ngjyra.

 

“Krimi mjedisor” është titulli i ekspozitës që rrëfen përmes pikturave, skulpturave e instalacioneve, plagosjen e përsëritshme që i bëhet natyrës.

 

Të ekspozuara në galerinë FAB janë 16 punime, të përzgjedhura nga pedagogët dhe dekani I universitetit, pasi aplikimet për këtë konkurs të fundvitit ishin të shumta. E veçanta e ekspozitës është tingulli që shoqëron punimet, e aromat që rrethojnë instalacionet.

 

Prej vitesh, fakulteti i arteve vizuale bashkëpunon për ekspozitën e fundvitit universitar me OSBE, që edhe këtë herë ndan çmimet për veprat më të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *