Në tempullin e lashtë të Dodonës, në Janinë, është ngritur pishtari i paqes nën tingujt e muzikës klasike. Dy tenorët shqiptarë Josif Gjipali e Kastriot Tusha i janë bashkuar artistëve italianë në misionin e tyre artistik.

 

Bashkë me orkestrën “Magna Grecia” menjëherë pas koncertit në teatrin Bylis të Fierit, artistët italianë janë nisur për koncertin që mblodhi në tempullin e lashte, refugjatët e vendeve të përfshira nga lufta. Për më shumë se një orë, artistët shqiptarë dhe ata italianë përcollën muzikë nga autorët klasikë si Puccini e Verdi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *