Subscribe

Një ditë pas ish ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto në dyert e prokurorisë së krimeve të rënda mbërriti dhe pasardhësi i tij Sokol Dervishaj.

 

Ish ministri Dervishaj dha shpjegime për të njëjtën dosje atë të rrugës Tiranë Elbasan që për prokurorinë I ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 54 milionë dollarësh. Pas dy orësh dëshmi ai nuk foli për gazetarët.

 

Mësohet se prokuroria thërriti dy ish-ministrat e LSI-së në cilësinë e personave që kanë dijeni për abuzimet me tenderat e autostradës.

 

Për të njëjtën dosje në pranga kanë përfunduar ish kreu i autoritetit rrugor Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij.

 

Njësoj si Haxhinasto edhe Dervishaj mësohet se u pyet lidhur me masat e ministrisë së transporteve pas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që konstatoi abuzimet me mënyrën si ishte zbatuar projekti.

 

Për të njëjtën çështje në dhjetor të vitit 2017 ministri Damian Gjiknuri kallëzoi penalisht ish zyrtarët e autoritetit rrugor pasi nga auditi i kryer nga ministria e transporteve rezultuan 12 ndryshime kontratash pa u miratuar në Këshillin Teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *