Ditët e vështira të pritjes në det për 630 refugjatët e anijes “Aquarius” kanë përfunduar pasi tashmë ata kanë arritur në brigjet spanjolle. Emigrantët e shpëtuar në Mesdhe u refuzuan nga Malta dhe Italia e pasi Spanja u tregua miqësore, ata u transportuan në portin e Valencias nëpërmjet tre anijeve të mëdha.

 

1,000 punonjës të Kryqit të Kuq dhe shumë forca të policisë kanë qenë në gatishmëri për t’i pritur e për të ofruar ndihmën e parë pasi shumë prej tyre ishin në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në det, kequshqimit dhe mungesës së ilaçeve. Ata vijnë nga 26 vende të ndryshme, kryesisht nga Sudani, Eritrea, Algjeria dhe të tjera vende afrikane. Një pjesë e vogël janë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

 

Qeveria e re socialiste e Spanjës ka premtuar kujdes shëndetësor falas dhe thotë se do të hetojë çdo rast azili.

 

“Është detyra jonë për të ndihmuar në parandalimin e katastrofës humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurt për këta njerëz, për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut”-ka thënë kryeministri Pedro Sánchez pak ditë më parë.

 

Ai ka mbajtur një qëndrim miqësor ndaj  emigrantëve qëkurse mori postin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *