Partia Socialdemokrate gjermane (SPD) vazhdon të pësojë rënie në sondazhe, ndërkohë që zgjedhjet kombëtare të shtatorit po afrojnë, sipas një anketimi të publikuar sot.

 

Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga televizioni kombëtar ARD dhe “Deutschlandtrend”, 49 për qind e votuesve do të zgjedhin kancelaren Angela Merkel, e partisë së qendrës së djathtë Kristiandemokrate (CDU), ndërsa vetëm 32 për qind do të votonin për kandidatin e SPD-së, Martin Schulz. Ky rezultat tregon se mbështetja për Merkel nuk ka ndryshuar, por nga ana tjetër Schulz ka humbur katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *