Subscribe

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë në Paris ku do të pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron të dielën.

 

Dy liderët do të zhvillojnë një darkë pune në Elize.

 

Axhenda e takimit do të jetë e fokusuar në çështjet europiane para samitit të be-së më 17-18 tetor, mes të cilave eshte edhe vendimi i pritshem per çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Merkel pritet të bindë parisin zyrtar qe të ndryshojë qëndrimin e tij dhe t’i japë dritën jeshile çeljes së negociatave.

 

Sipas mediave franceze, dy liderët do të diskutojnë edhe për një shans të fundit për arritjen e një marrëveshjeje për divorcin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *