Subscribe

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e shfrytëzoi konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama për të shprehur keqardhje për vendimin për të mos çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Merkel theksoi se të dy shtetet i kanë plotësuar kushtet, por ishte Bullgaria ajo që me veton e saj pengoi hapjen e negociatave.

 

“Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë më vjen keq. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira dhe mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Uroj Shqipërinë për përpjekjet që kanë marrë për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *