Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi disa masa të reja që synojnë të ndalojnë rritjen e rasteve me koronavirus në Gjermani.

 

Gjatë një konference për shtyp pas një takimi me guvernatorët e Gjermanisë, Merkel njoftoi se tubimet në vendet publike do të jenë të kufizuara.

 

Sipas saj, nuk do të lejohen grumbuj me më shumë se 50 persona.

 

“Ne e dimë që po vjen një kohë më e vështirë. Nëse kurba e rritjes së infeksioneve vazhdon e pandërprerë, Gjermania mund të shohë deri në 19.200 raste të reja në ditë gjatë muajve të dimrit. Kjo tregon urgjencën për të vepruar”, tha Merkel.

 

Gjithashtu, kancelarja gjermane deklaroi se do të ketë një gjobë prej të paktën 50 euro për klientët në bare e restorante që japin të dhëna false tek autoritetet që merren me gjurmimin e rasteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *