Vizita e mundshme e Angela Merkel në Tiranë në datën 14 shtator ishte lajmi që qarkulloi me shpejtësi kryesisht në mediat online pasditen e kësaj të mërkure.

 

Nisur nga fakti që nuk kishte një konfirmim zyrtar mbi këtë vizitë, Vizion Plus iu drejtua me një shkresë zyrtare zyrës së shtypit të Kancelares. Përgjigjja e shpejtë e zyrës se Merkel ishte se ata nuk mund të konfirmojnë për momentin një vizitë të tillë, pasi axhenda e takimeve përgatitet një javë përpara dhe bëhet publike çdo të premte në konferencë për shtyp.

 

“Ju lutemi, na mirëkuptoni se ne i shpallim gjithmonë takimet zyrtare të Kancelares të premten e javës para aktivitetit, në konferencës për shtyp të qeverisë”, u përgjigj zyra e shtypit të Kancelares pas interesimit nga Vizion Plus.

 

Në këtë mënyrë, zyra e shtypit e Merkel në përgjigjen e kthyer me email as nuk konfirmon dhe as nuk mohon ardhjen e Merkel në Shqipëri, në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *