Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë dritën jeshile për rinisjen e kampionatit gjerman. Ashtu sic pritej video-konferenca me drejtuesit e landeve ka qenë vendimtare.

Pas mbledhjes, kancelarja tha se Bundesliga do të nisë në gjysmën e dyte të majit, por nëse do të ketë shtim të ndjeshëm të rasteve të reja në rang kombetar do të kthehen edhe kufizimet.

Të enjten, klubet dhe liga e futbollit do të përcaktojnë datën zyrtare të rinisjes, që mund të jetë 16 ose 22 maji, por edhe datët e ndeshjeve të kupës. Gjermania bëhet ne këtë mënyrë kampionati i pare mes 5 me të rëndësishmit e Europës që përgatit kthimin tek futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *