Kancelarja gjermane Angela Merkel  gjatë një vizite në Itali ka theksuar sërish rrezikun e ndikimit të aktorëve të tjerë, përfshirë Rusinë në Ballkanin Perëndimor.

 

Nga Roma Merkel është shprehur se BE duhet të bëjë më shumë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Gjatë një takimi me kryeministrin italian Conte është shprehur se së bashku do të ndjekin të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim,  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike. Në të njëjtën linjë ishte dhe homologu italian Giuseppe Conte, i cili tha se Italia dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri italian është shprehur se raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës.

 

Sipas tij është e rëndësishme që të punojnë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *