Merita Bajraktari McCormac, instruktore e gjuhës dhe kulturës shqipe në Uashington, deklaroi për “Quo Vadis” se mediat sociale censurojnë presidentin e SHBA, Donald Trump. Ajo tha se kjo ka shkaktuar irritim tek mbështetësit e Trump, teksa censura aplikohet edhe tek folësit e tij kryeësorë.
Nga ana tjetër, Merita Bajraktari McCormac shtoi se Trump dhe kandidati për president, Joe Biden kanë ndasi ideologjike me njëri-tjetrin. Por ajo nënvizoi se kushdo që do të fitojë, SHBA do të jetë një vend më i mirë.
Intervista e plotë:
-Pse është situata kaq e tensionuar për këto zgjedhje?
Sepse amerikanët mendojnë se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet në histori, të paktën në historinë moderne të Amerikës, dhe mendojnë që nëse njëri kandidat do të fitojnë Amerika do të ndjekë një rrugë, nëse kandidati tjetër do të fitojë, Amerika do të shkojë në një rrugë tjetër, pra ka një ndasi ideologjike në këtë moment.
-Ka qenë e ashpër edhe gjuha e dy kandidatëve gjatë gjithë fushatës zgjedhore, gjatë gjithë fushatës presidenciale, herë pas here Presidenti Trump ka folur për media të cilat i kanë bërë block, për rrjete sociale që nuk e kanë transmetuar ashtu siç duhet fjalën e tij, ka qenë një gjuhë e ashpër gjuha nga të dy kandidatët?
Ish-z.v presidenti Biden reklamohet si një njeri i paqtë, si një njeri i qetë, vrazhdësia i atribuohet presidentit Trump dhe është e vërtetë që mediat sociale dhe media të tjera e censurojnë të djathtën , kjo dihet në Amerikë, por vrazhdësia mendoj se i atribuohet vetëm presidentit Trump.
-Ndikon kjo censurë tek opinioni publik për presidentin Trump, 65 herë ishte censuruar Presidenti Trump?
Mbështetësit e Trump, natyrisht nuk e pëlqejnë këtë censurë që atij i është bërë, në fakt nuk është vetëm presidenti Trump, por edhe mbështetësve të tij, folësve kryesorë të tij u është bërë censurë edhe në fakt ka një pakënaqësi të jashtëzakonshme të mbështetësve të tij, po.
-Një përqindje kaq e madhe e votuesve deri tani, ky interes i madh i amerikanëve në favor të kujt kandidati shkon?
Zakonisht edhe historikisht, të majtët votojnë më parë, ata i zbatojnë rregullat më mirë dhe janë më aktivë në procesin e votimit, por gjithashtu edhe faktori i virusit korona, Covid-19 është një faktor që njerëzit kanë votuar. Unë po dëgjoja para disa ditësh Kellyanne Conway, e cila tha se votuesit e Trump, votojnë ditën e votimeve, për momentin mendoj se të gjithë ata që kanë votuar janë votues të ish-z.v presidentit, Biden.
-Gjatë gjithë këtyre kohërave, por edhe gjatë gjithë këtyre muajve edhe në Shqipëri, por ne të gjithë botën gjithashtu, pritet se cfarë do të prodhojë 3-nëntori, çfarë do të ndodhë me Amerikën, me botën nëse fiton Trump ose Biden?
Është vendimtare natyrisht, sepse sic e thashë edhe në fillim ato shqetësimet kryesore p.sh, ana që mbështet Biden ka si shqetësim kryesor kontrollin e armëve, mbrojten e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit, kurse ata që mbështesin Presidentin Trump kanë si shqetësim shenjtërinë e jetës, liria e individit, e drejta e individit për të ushtruar fenë, është siguria, është ekonomia, pra janë komplet prioritete të ndryshme, prandaj nuk dihet, varet kush e fiton dhe cila platformë do të fitojë për të çuar më tej Amerikën.
-Ajo që kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve, gjatë gjithë këtyre dekadave është se një ditë pas përfundimit të procesit të votimit del rezultati, kandidatët shtrëndojnë duart me njëri-tjetrin edhe flasin në emër të kombit dhe demokracisë, kjo do jetë gjuha edhe në datën 4 nëntor, apo po flasim për një botë të paqetë?
Unë mendoj se Amerika do të fitojë dhe mendoj se do jetë gjithmonë një zgjidhje civile, do të jetë një bashkim i kombit, kushdo që të fitojë, amerikanët dinë si ta sjellin situatën në të mirë të Amerikës, pavarësisht se cili kandidat do të fitojë, mendoj se do të fitojë Amerika, por mendoj se mund të kemi një problem teknik të vogël, sepse në një nga shtetet vendimtare sic është Pennsylvania mund të mos numërohen votat brenda ditës dhe nëse një nga kandidatët nuk kanë fituar një nga 6 shtetet si Arizona, Florida, Karolina e Veriut, Wisconsin apo Minnesota, atëherë Pennsylvania do të përcaktojë fituesin dhe nqs nuk numërohen dhe këto shtete nuk kanë zgjedhur fituesin atëherë do të kemi një problem, por le të shpresojmë se në datë 4 do të kemi një president dhe të kemi paqe.





