Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar. Mesa duket, një vajzë e ka fatin që të duket krejtësisht si artistja shqiptare, të paktën për nga dukja e jashtme.
Modelja e njohur amerikane, Brittany Xavier, ngjason vërtet shumë me, Dua Lipën. Këtë ia thonë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i shkruajnë në koment se njerëzit mund ta ngatërrojnë lehtësisht në rrugë me këngëtaren e famshme.