Të gjithë e pëlqyen aktoren turke, Bensu Soral në rolin e Melekut në serialin “I infiltruari”, që u transmetua pak kohë më parë në televizionet shqiptare dhe mbërtheu shumë njerëz para ekranit. Këtë fundjavë aktorja ka kurorëzuar me martesë dashurinë me partnerin e saj Hakan Baş. Dasma është zhvilluar sipas traditave turke dhe Hakan ka shkuar të marrë nusen në shtëpinë e të atit me daulle dhe me shumë muzikë.

 

 

Bensu ka zgjedhur të ndërrojë tre fustane gjatë dasmës. I pari ishte i thjeshtë, i gjatë me një mëngë dhe i hapur te pjesa e barkut. Ndërsa flokët i mbante të lëshuara me onde. Në mbrëmje Bensu ka veshur një fustan stil sirene, kurse flokët i ka mbajtur të mbledhura me një lule në anën e djathtë. Ndërsa fustani tjetër që aktorja ndërroi gjatë mbrëmjes ishte më i fryrë dhe pak më i rënduar se dy të parët. Ceremonia nuk ka qenë aspak private, pasi gjatë natës të ftuarve u janë lejuar fotot dhe videot dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në rrjetet sociale dhe po bëjnë xhiron e botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *