Përleshja mes të burgosurve dhe përfshirja e burgut nga zjarri pranë rajonit Monterrei në veri të Meksikës, ka shkaktuar 52 viktima dhe 12 të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori i këtij rajoni Rodrigues, i cili tha se sherri masiv ka ndodhur gjatë natës, nga përplasja e pjesëtarëve të dy karteleve rivale të cilët janë dënuar për trafik droge në Meksikë. Pas rrahjes masive dhe rënies së zjarrit, forca të armatosura kanë mbërritur dhe nga jashtë burgut dhe situata është nën kontroll. Burimet zyrtare konfirmojnë se asnjë prej të burgosurve, nuk është arratisur. Ky incident ka ndodhur disa ditë para vizitës së paralajmëruar të Papa Françeskut në këtë burg, në të cilin cdo vit ka përleshje të tilla të dhunshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *