Meksika së fundmi është shprehur se ka frenuar me sukses numrin e emigrantëve pa dokumente që kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

 

Sekretari i Jashtëm, Marcelo Ebrard, ka thene se numri i tyre është zvogëluar për 56% nga muaji maj.

 

SHBA-ja dhe Meksika janë pajtuar në qershor për një afat prej 90 ditësh për të zvogëluar rrjedhën e migrantëve në SHBA. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të zbatojë tarifa ndaj importeve nga Meksika, nëse autoritetet atje nuk veprojnë për të frenuar migrimin.

 

Zyrtarët meksikanë, përfshirë Ebrardin, pritet të udhëtojnë në Uashington javën e ardhshme, për të diskutuar rreth përpjekjeve të tyre. Ndërkohë nga ana tjetër Trump është zotuar se do të vendosë taksë 5% mbi importet meksikane dhe se ajo do të rritet çdo muaj, nëse Meksika nuk vepron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *