Kejdi Mehmetaj përsëriti vendimin e LSI-së për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

E ftuar këtë të mërkurë në në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, nënkryetarja e LSI-së theksoi se gjëja më e rëndësishme është mbledhja dhe dokumentimi i fakteve që sipas saj tregojnë manipulimin e procesit zgjedhor nga ana e mazhorancës socialiste.

 

“Jemi duke u marrë me stafin tonë për të dokumentuar dhe plotësuar dosjen përkatëse që tregojnë metodat që u pëdorën nga qeveria Rama për të blerë dhe manipuluar këto zgjedhje. Faktet janë të shumta. Po dalin të dhëna të tjerë çdo ditë. Policia e Shtetit ka qenë palë e kësaj situate.”

 

Sa i përket tkurrjes së mandateve të LSI, në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, Mehmetaj u ndal tek fletët e shpallura të pavlefshme.

 

“Nuk janë 118 mijë vota më pak. LSI ka mbi 107 mijë. Nuk janë kaq vota në kutinë e votimit. Në qarkun e Fierit ka pasur mbi 9 mijë fletë të pavlefshme. Mund t’ju them me bindje, nëse ka 10 fletë të pavlefshme në një kuti, është e sigurt që më shumë se tre prej tyre kanë një shenjë tek 6. Ka qenë moskuptimi i qytetarëve për mënyrën si ata duhet të votonin.  Me përllogaritjet tona ishin mbi 150 mijë vota në kutite e votimit, duke llogaritur edhe votat e pavlefshme…Kam pasur një rast, ku kam kontaktuar Policinë e Shtetit për një rast flagrant në zonën e Cakranit, kam arritur në pikën që kam kontaktuar Shefin e Krimeve të Fierit sepse nuk pata reagim nga salla. Kemi denoncuar raste të pafundme. Këtu janë blerë zgjedhjet me paratë e mia dhe tuajat. Gjysma e Shqipërisë jeton në gjednje ekstreme. Nëse ne duam të jetojmë në një vend demokratik, zgjedhjet duhet të mbajnë në një standard, i cili duhet të garantojë një sistem demokratik.”

 

Për Mehmetajn, fushata e LSI-së ka qenë e pastër dhe nuk mund të barazohet me atë të PS-së.

 

“Blerje votash nuk ka pasur nga të gjitha partitë. Fushata që LSI ka bërë në 2021 është bërë me djem e vajza të reja. Edhe nëse do donin të shpërndanin ndonjë lek, nuk kanë pasur ku t’i gjenin; asnjëri prej nesh nuk ka ndonjë miliarder apo oligark. LSI nuk e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, jemi në një proces shumë të rëndësishëm, përveç dokumentimit, edhe rihapjes së kutive dhe rinumërimit. Ne disa qarqe, LSI ka humbur disa vota. Për ne është shumë rëndësishme çfarë ka ndodhur gjatë gjithë procesit zgjedhor. Më pas, do të marrim drejtime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *