Futbolli i femrave po masivizohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Mirëpo klube si Vllaznia vijojnë të jenë pararojë e rritjes se cilësisë edhe në futbollin e femrave, aty ku prej vitesh spikat në mënyrë të vecante Megi Doci.

Ylli i ekipit shkodran dhe I futbollit shqiptar ka shënuar një supergol kundër Juban Danjës, ndeshje e fituar 10 me 0.

Video mëposhte tregon të gjithë klasin e Megit e cila në këtë rast do të ishte një shembull edhe për futbollistet meshkuj.

Padiskutim Doci në këtë rast jep një “leksion” edhe ekipit të meshkujve tek vllaznia të cilët po bëjnë një pjesë të dytë të sezonit të dobët.

Me siguri sulmuese si Megi do ti kishte zili edhe Superiorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *