Fatmir Mediu zhvilloi një vizite në Gjermani ku, kreu I PR ka takuar deputete te Bundenstagut Gjerman, ne menyre te vecante Raporterin per Shqiperine ne Komisionin e Jashtem Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU dhe  Peter Beyer LL.M, Kordinator per Mardheniet Transatlantike.

 

“I falenderova ne emer te opozites per mbeshtetjen e sinqerte qe Bundestagu I dha Shqiperise per hapjen e negociatave per BE te shoqeruar me 9 kushte qe reflektojne qarte se Gjermania do nje Shqiperi demokratike dhe Europiane, me nje shtet kushtetues, lufte kunder krimit dhe korrupsionit, gjyqesor funksional dhe te pavarur.”

 

Mediu shton se për opozitën kushtet e Gjermanise janë udhërrëfyesi për të ardhmen per dialogun si dhe zgjidhjen e ngercit politik që duhet të garantojë zgjedhje te lira dhe te ndershme.

 

Kreu I Partisë Republikane tha se I vuri dijeni zyrtaret gjermanë se opozita ka filluar punen mbi keto kushte duke ndertuar nje grup qe po punon per reformen zgjedhore per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.

 

Sipas Mediut, deputetët e Bundestagut Gjerman garantuan mbeshtetjen per Shqiperine si dhe kembengulin per permbushjen me seriozitet nga qeveria dhe politika te kushteve te vendosura si interes i Shqiperise dhe shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *