Subscribe

Aleatët e qëndrës së djathtë u takuan këtë të martë me presidentin Ilir Meta ku diskutuan në lidhje me krizën politike në vend.

 

Takimi nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në 12:00, ndërsa ishin prezentë kreu I PR, Fatmir Mediu, I LZHK, Dashamir Shehi, I PAA, Agron Duka, I PBDNJ, Vangjel Dule si dhe ai i PDK, Nard Ndoka.

 

Gjatë takimit aleatët morën garanci nga Presidenti Ilir Meta për organizimin e një tryeze politike mes opozitës dhe mazhorancës me qëllim që t’I jepet fund krizës politike në vend.

 

“Në emër të të gjtihë kolegëve dua të falenderoj presidentin për një diskutim të hapur në raport me kërkesën tonë. Ndajmë të njëjtin shqetësim që situata është problematike, dhe duhet të pengojmë mos të shkojmë në një konflikt.  Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona, në vlerësim të kërkesës tonë do të marrë qëndrimet e veta në diskutim edhe me palët e tjera. Presidenti është në të njëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë, por ka edhe angazhimin që palët të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit”, tha kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në përfudnim të takimit.

 

Pak ditë më parë aleatët e PD zhvilluan dhe një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në lidhje me këtë çështje ndersa jane bere pjese e koalicionit opozitar per te mos marre pjese ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *