Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ju drejtoi një thirrje të rinjve që të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

 

Në një takim me disa të rinj në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, Mediu ngriti shqetësimin për largimin e tyre nga vendi.

 

Kryerepublikani deklaroi se opozita do të bëjë shumë për ta ndaluar këtë fenomen.

 

“Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar, pjesa më e madhe të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, duke krijuar kështu një problem shumë të madh në vendin tonë, për familjet tona, një problem të madh sa social, por edhe ekonomik dhe politik. Ne kemi shumë për të bërë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, po e filloj nga mundësia për arsim dhe edukim që duhet të ketë brezi i ri. Prandaj për të gjykuar në datën 25 Prill se si duhet votuar, do t`ju lutesha ju të rinjve, por dhe ne të tjerët, të gjykojmë me njëri-tjetrin në familje. Jetën, lirinë dhe dinjitetin jua ka falur Zoti dhe mos i lini peng as të Edi Ramës dhe as të ndonjë politikani tjetër. Atë çka jua ka dhënë Zoti mbajeni fort, zhvillojeni sepse jeni njerëz që i keni të gjitha dhuntitë dhe duhet të keni dinjitetin për t`i  çuar gjërat përpara dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *