Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tregoi pse listat e hapura elektorale janë të domosdoshme. Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se me listat e mbyllura u vu në pikëpyetje kushtetueshmëria e Parlamentit.

 

“Shqetësimi ka qenë sa kushtetues ka qenë Parlanenti. Mbyllja e listave ka bërë Parlamentin jofunksional dhe jokushtetues. Duhet t’u japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin ata që duan në Parlament. Por kjo nuk do të thotë t’i japim mundësinë Edi Ramës të bëjë lojëra të tjera. Brenda kodeve elektorale, me formulat e përdorura, vota e partive të vogla ka shkuar për partitë e mëdha ose ka ndodhur që partië e vogla kanë përfituar.”

 

Aleati i Partisë Demokratike mohoi zërat që mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha po bëhet një marrëveshje e fshehtë për reformën zgjedhore. Në këtë pikë, Mediu nuk kurseu as kritikat për Lulzim Bashën. Ai tha se lideri i opozitës duhet të tregohet më i ashpër.

 

“Ky është një thashethem i qëllimshëm që hapet nga Edi Rama vetëm për ta dobësuar opozitën dhe për të përfituar politikisht. Pa këtë, nuk do të ishte interesante. Basha ka treguar aftësitë e një lideri për të bashkuar partitë e opozitës në një drejtim dhe shpresoj të ketë një platformë elektorale për të mbajtur partitë opozitare bashkë. A mund të jetë edhe më i fortë kritik, edhe më i shprehur? Mund të jetë mendoj unë. Por kur ai ka qenë më kritik, ka bërë edhe porotesta, etj., është quajtur si një pozicion ekstrem. Ne në Këshillin Politik jemi munduar të mbajmë një pozicion sa më institucional.”

 

Fatmir Mediu shtoi edhe se mënyra sesi partitë opozitare do të dalin para qytetarëve në fushatën elektorale, por jo vetëm, është shumë e rëndësishme.

 

“Është shumë e rëndësishme të përdoret një taktitkë elektorale që të thithë sa më shumë vota nga e majta në të djathtën. Duhet të bëjmë të qartë organizimin dhe qëllimin politik. Çfarë do tu ofrohet qytetarëve në qeverisje. Duhet të ketë një platformë bashkëqeverisjeje bazuar në vlera, me njerëz të aftë dhe më pas taktikat elektorale. Ato janë shumë të rëndësishme.”

 

Sa i takon vendosjes së pragut për koalicionet, kreu i PR deklaroi se kjo është një lojë e qëllimshme e Edi Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *