Fatmir Mediu, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Republikane, bëri disa sugjerime që duhet të përfshihen në programin e përbashkët të qeverisjes së opozitës.

Këto propozime përfshijnë zgjidhjen e çështjes së pronës privat në mbështetje të pronarit të ligjshem, të përndjekurit politik, reforma rregullatore në ekonomi, si dhe politika e jashtme dhe interesi kombëtar.

Teksa e konsideroi programin politik të PD-së, pozitiv, ai theksoi se është e rëndësishme që të përfshihen në të edhe idetë e partive të tjera politike opozitare.

“Programi që ka paraqitur Partia Demokratike është një program jashtëzakonisht pozitiv, i cili ka ndërtuar tashmë një alternativë, në raport me mashtrimet dhe me korrupsionin dhe me këtë që ka ndërtuar antishtetin e Edi Ramës. Ajo që është e rëndësishme, e kam thënë edhe më parë, është e domosdoshme që ky program të kthehet në një program i opozitës, ku të gërshetohen dhe të përfshihen dhe idetë e partive të tjera politike opozitare, në mënyrë që të jetë program i qeverisjes i opozitës.”

Për Mediu, çështja e pronës private është një ndër krimet e kryera mbi shoqërinë shqiptare.

“Janë mbi 8 mijë viktima nga mosrespektimi i të drejtës së pronës private në Shqipëri dhe cështja e pronës private është sa një çështje e të drejtës, është një çështje sociale, është një cështje ekonomike ështëdhe një cështje politike. Unë vlerësoj qëndrimin  e Partisë Demokratike për ta riparë pozicionin e vet në raport me pronat dhe meqënëse Partia Republikane ka qenë partia e vetme në mbështetje të lirisë dhe të drejtës së pronës të përcaktuar në Kushtetutë, mendoj që duhet të koordinojmë qëndrimin tonë, në mënyrë që t`i shërbejmë më në fund kthimit të pronës tek i zoti dhe kompensimit me vlerën e tregut. Kjo është një domosdoshmëri përballë jo thjesht pronarëve, por përballë shoqërisë shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *