Ushtria izraelite po përgatitet për sulme në shkallë të gjerë në fronte të shumta, raportojnë si transmetuesi publik izraelit Kan ashtu edhe mediat e tjera izraelite.

Objektivat do të jenë në Liban, Gaza dhe Iran, raporton media greke kathimerini.

Lexo edhe :

Related Posts

Mediat izraelite raportojnë se IDF po përgatit një sulm ndaj Iranit si hakmarrje për sulmin raketor ndaj Izraelit më 1 tetor dhe se autoritetet izraelite presin që aleatët e tyre perëndimorë, t’i bashkohen sulmit.

Ata theksojnë gjithashtu se udhëtimi i gjeneralit Michael Kurila, kreut të ushtrisë amerikane në rajon, në Izrael ka për objekt këtë operacion.

Sa i përket Gazës, ushtria izraelite thuhet se po planifikon “manovra intensive”, kryesisht rreth Rripit të Nejarim, pasi lufta në enklavën palestineze shënon një vit.

Ndërsa operacionet në Liban “do të zhvillohen aq shpesh sa të jetë e nevojshme”.

Ushtria izraelite i përshkroi sulmet në Libanin jugor si një operacion “të kufizuar” që do të zgjerohej.

Ushtria po përgatitet gjithashtu të shtojë sulmet e saj në zonat e Rripit të Gazës ku ka shenja të ringjalljes së Hamasit.

Planet e ushtrisë do të duhet të miratohen nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, thuhet në raport.

Këto plane ushtarake izraelite po shpalosen pavarësisht nga fakti se SHBA dhe presidenti Joe Biden po përpiqen të bindin Izraelin që të mos godasë infrastrukturën bërthamore dhe energjetike të Iranit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *