Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përflitet se ka vdekur, sipas një rrjeti të transmetimit në Hong Kong, ndërsa një revistë japoneze raporton se ai është në një “gjendje vegjetative”, pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji, shkruan New York Post.

Një zv. drejtor i televizionit satelitor HKSTV në Hong Kong pretendoi se Kim kishte vdekur, teksa citonte një “burim shumë të fortë”.

Postimi është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, sipas një raporti në International Business Times.

Lideri korean kishte munguar edhe në datëlindjen e gjyshit të tij. Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet kohët e fundit për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *