Subscribe

Javen e ardhshme paketa anti shpifje do te votohet ne parlament e me botimin ne fletoren zyrtare do te hyjne ne fuqi rregullat e reja per median online.

Ne komisionin e medias mazhoranca ka rrezuar dekretin e dyte te presidentit duke mbrojtur se ndryshimet ne ligj I sherbejne interest publik.

Por perfaqesuesi i Presidentit i ka kerkuar mazhorances te prese opinionin e komisionit te Venecias sic ka vepruar me te gjitha ligjet e tjera.

 

BLEDAR DERVISHI

 

KESHILLTAR LIGJOR I PRESIDENTIT

 

Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përbëjnë rrezik të interesit publik.Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm”,

 

Paketa anti shpifje eshte shoqeruar me reagime nga faktori nderkombetar dhe asambleja parlamentare e Keshillit te Europes vuri ne levizje komisionin e Venecias per te marre nje opinion me te specializuar ne lidhje me ndryshimet ligjore. Ky opinion do te miratohet ne muajin mars dhe mazhoranca ka premtuar te reflektoje Keshillat ne ligjin per median audiovizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *