Ministria e Shëndetësisë raportoi sërish shifra të larta këtë të hënë. Në 24 orët e fundit, janë testuar 1.446 qytetarë, nga të cilët 321 kanë dalë pozitivë. Kurse nëntë pacientë kanë humbur jetën: një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Situata në spitalet COVID vijon të rëndohet. Sot u raportua shifra më e lartë e të shtruarve, 328, 12 prej të cilëve në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë.

 

Në total, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 21,523 persona, janë rikuperuar 9.629 qytetarë dhe kanë humbur jetën 527 pacientë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *