Numri i viktimave në Gjermani prej koronavirusit është më shumë se 7 mijë.

Autoritetet gjermane raportojnë se të mërkurën humbën jetën edhe 123 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin total në 7.119.

Po ashtu, dje u regjistrua edhe një rritje e rasteve të reja me 1.284, por edhe një numër më i madh të shëruarish 2.500.

Të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania ka bërë një punë të mirë gjatë fazës së parë të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *