Subscribe

Në çdo institucion arsimor, do të jenë të pranishëm edhe forcat e policisë për të garantuar një proces normal mësimor sa i takon sigurisë dhe zbatimit të masave anticovid.

 

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Gjovalin Loka, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, garantoi se në çdo shkollë do të shtohen efektivët e policisë kriminale si dhe patrullat e përgjithshme për parandalimin e akteve të dhunshme si dhe për të orientuar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për masat kundër koronavirusit.

 

GJOVALIN LOKA

 

DREJTOR I SIGURISE PUBLIKE

 

Në të gjitha shkollat e vendit dhe përreth ambienteve të tyre do ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente apo përreth tyre.Patrullat e Përgjithshme, ndihmësspecialistët e policimit në komunitet, ndihmësspecialistët e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë prezent në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit të mësimit apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla dhe deri në përfundim të procesit mësimor.

 

Loka tha se policia e shtetit ka nisur një bashkëpunim me Prefekturat për këtë qëllim.

 

Nga punonjësit e Policisë është vendosur bashkëpunimi me institucionin e Prefektit, drejtuesit e institucioneve arsimore, ato të qeverisjes vendore etj, duke përcaktuar masa dhe detyra të përbashkëta, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet shkollore, për:Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave; Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve;

 

Nisur nga ky vit akademik, efektivët e policisë do të jenë prezent edhe në mbledhjet e drejtorive të shkollave apo atyre me prindërit për të diskutuar problemet dhe shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *