Thonë që muzika shëron shpirtrat e trazuar, por në rastin e tyre muzika ishte  ura lidhëse që i bëri bashkë përgjithnjë. Ishte viti 2013, kur në skenën e “The Voice of Albania” u ngjitën Lind Islami dhe Venera Lumani. Ai, i qetë dhe me nje shoqe besnik gjithmonë me vete, kitarën, duke të krijuar përshtypje sikur kishte ngecur diku ne Londrën e viteve ’60, kurse ajo, ekspresive dhe me nje energji të pashtershme.

 

Dy tipa që në pamje të parë dukej sikur nuk kishin asgjë të përbashkët, por që përballë mikrofonit dhe syve të njëri-tjetrit shkriheshin në mënyrën më harmonike të mundshme.

Arritën t’i rezistonin kohës, sfidave të tregut muzikor dhe tani janë gati për një tjetër rrugëtim, atë si burrë e grua.

 

Pikërisht siç e lexoni, dy këngëtarët do të marohen shumë shpejt. Living ka arritur të zbulojë se Venera dhe Lindii thonë “PO” njëri-tjetrit këtë të shtunë, datë 7 tetor. Jo vetëm kaq, tashmë dimë edhe vendin ku pritet të mbahet një nga ceremonitë më mbresëlënëse të këtij viti. Bëhet fjalë për resortin “Melia”, oazën përrallore me 5 yje që ofron prej majit të këtij viti një standard të ri shërbimi, një arratisje të re në zemër të Adriatikut.

 

 

Jemi ende herët për t’i uruar çiftit të trashëgohen, megjithatë presim të zbulojmë detaje të tjera që sigurisht do i ndajmë me lexuesit tanë./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *