Autoritetet shqiptare kanë refuzuar azilin politik për Selami Simsek, i cili ka deklaruar se i rrezikohet jeta në Turqi, pasi e konsiderojnë mbështetës të lëvizjes së klerikut, Fetullah Gylen.

Gjykata e Tiranës e dënoi Simsek me 1 vit burg në muajin mars për falsifikim vizash.

Pasi Apeli e liroi nga burgu për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, gylenisti u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë, teksa ishte në pritje të përgjigjes për azil.

Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit, bashkë me mikun e tij Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të falsifikuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *