Subscribe

E enjtja solli një rënie të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, krahasuar me të mërkurën.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa përditësoi shifrat, deklaroi se gjatë 24 orëve janë infektuar 13 persona.

Një ditë më parë kishte 20 të infektuar.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër. Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.”



Në gjendje të rëndë vijojnë të jenë pesë pacientë, ndërsa në Spitalin Infektiv marrin trajtim 23 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *