Subscribe

Vaksina kundër Covid-19 ka mbërritur edhe në vendin e fundit në rajon. Kosova ka siguruar 24 mijë dozat e para të vaksinës Astrazeneca përmes programit COVAX, nga 100 mijë e 800 të tilla që janë premtuar në total. Në një ceremoni të posaçme në aeroportin e Prishtinës, kryeministri Albin Kurti u shpreh se gjendja e shëndetitt publik në Kosovë është tejet e rënduar dhe vendi ka nevojë për solidaritet.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Secila jeta në secilin vend të botës është e çmuar dhe e barasvlershme, prandaj më shumë se kurrë bota ka nevojë për solidaritet në përballje me këtë armik të përbashkët për gjithë njerëzimin. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër, andaj ka nevojë edhe për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë e sidomos nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët edhe janë donatorët të aleancës Gavi-Covax”.

 

Ndërsa ministri i shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se vaksinimi do të fillojë menjëherë dhe prioritet do të ketë personeli shëndetësor.

 

ARBEN VITIA

MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE

 

“Do të fillojmë menjëherë me dozat e para duke filluar aty ku është beteja më e madhe dhe më e vështirë, pra në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, vend për çlirim dhe relaksim nuk ka. Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se kësaj pandemie po i vjen fundi”.

 

Qeveria Kurti 2 është zotuar për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit ndërsa situata me pandeminë është shqetësuese. Më shumë se 88 mijë persona janë infektuar dhe 1 mijë e 840 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *