Një ditë pas votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka falenderuar demokratët për pjesëmarrjen në referendum.

 

“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha.

 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-lideri historik i të djathtës ka postuar një video të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, ku shprehej: “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *