Protesta qe po zhvillohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar është zhvendosur në Ministrinë e Financave.

Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Krymadhi është rikthyer në protestë, e gatshme për të vijuar rezistencën. Ajo shfaqet e ulur këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste, ndërsa paralajmëroi të gjithë ata punonjës policie që kanë ushtruar dhunë ndaj artistëve, ish-deputetëve, gazetarëve dhe qytetarëve.

“Kam 48 orë që jam pa gjumë, 12 orë të mia të shërbimit i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time, si qytetarëve, u bëj thirrje lëvizjeve politike, shoqërisë civile, që dalin dhe bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut, të vijnë këtu. Jo për Kryemadhin, Metën apo Bashën. Boll morën projekt ku marrin lekë, por të vijnë këtu, ose përndryshe ta mbyllin gojën. Nuk justifikojë dhunën e policisë. Ai fadromisti ta mbaj mend se në burg do të shkojë, ajo policia që i tha “pse je Silva Caka do të rrah”, ato policë ta mbajnë mend që kanë dhunuar gazetar, artistë dhe studentë, nuk pyesin studentët se ua nxorrën fytyrën e vërtetë.”

Kryemadhi theksoi se do të vijojë të qëndrojë aty sa të ketë mundësi dhe iu drejtua qytetarëve duke iu thënë që të mos paguajnë dritat dhe ujin.

“Të vijnë të arrestojnë policët që kishin hequr numrat e identifikimit dhe kishin mbuluar fytyrën. Mua këtu më kanë, do bëj detyrat e mia, do rrij këtu sa të kenë mundësi. Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së Ramës. Më mirë në burg dhe me dinjitet se në shtëpi dhe pafytyrë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *