Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, pak muaj më parë u ribashkua me partneren e tij, artisten Loredana Zefi.

 

Por duket se romancës së tyre i erdhi sërish fundi. Të paktën, si një ndarje janë lexuar mesazhet e koduara të Mozzik në “Instagram”, rrjet social ku dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

 

Përveç kësaj, artisti nga Ferizaj ka bërë ditën e sotme disa mesazhe të koduara që siç shihet tërthorazi kanë të bëjnë me Zefin.

“Vetëm sepse ju mungon dikush nuk do të thotë që ju nevojitet sërish në jetën tuaj. Mungesa është pjesë e lëvizjes përpara”.

“Gjeje dikë që është krenar të të ketë, që është i frikësuar të të humb, lufton për ty, të vlerëson, të respekton, që kujdeset për ty dhe ju do pa kushte”.

“Njerëzit vijnë e shkojnë, lëviz dhe gjeje veten, bota është e juaja. Jeta vazhdon”.

“Në jetën time, kam jetuar, dashuruar, humbur, munguar, lënduar, kam besuar, kam bërë gabime – por mbi të gjitha, kam mësuar nga këto”, janë disa nga shkrimet që ka ndarë në InstaStory Mozzik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *