Duket e pabesueshme, por koronavirusi ka ndryshuar edhe mënyrën sesi kërcënon një grabitës.

 

Në Torino, një grabitës, për të marrë paratë e bankës, ka kërcënuar të pranishmit se do t’i infektojë me COVID-19. “Ndaloni të gjithë, më jep paratë ose do t’ju infektoj me COVID-19. Do të kollitem”, tha ai. Grabitësi kishte një maskë në fytyrë.

 

Ai mori 4.200 euro dhe më pas u largua. Falë përshkrimit të dhënë nga dëshmitarët, policia arriti të gjurmonte dhe të arrestonte hajdutin 62-vjeçar. Ai kishte vjedhur më herët një supermarket.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *