Tre persona janë arrestuar nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Lezhë gjatë operacionit policor të koduar “Ishulli”.

 

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës.

 

Uniformat blu kanë lokalizuar menjëherë personin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke arrestuar shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës, në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë.

 

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë me një automjet dhe që kishin si synim shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

 

Ata janë E. H., 21 vjeç dhe K. Q., 26 vjeç, të dy banues në Kamëz,Tiranë;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *