Subscribe

Sportet ekstreme i ofrojnë  çdo njeriu një adrenalinë dhe një emocion të papërshkrueshëm. Ky është Klodian Hajdari, një 33-vjeçar, i cili prej 7 vitesh udhëton me biçikletën e tij në alpet shqiptare dhe jo vetëm. Një eksperiencë unike dhe një pamje spektakolare. Kështu e përshkruan Klodiani këtë sport, ndërsa tregon për “Vizion Plus” përgatitjen e tij përpara çdo udhëtimi.

 

KLODIAN HAJDARI

PRAKTIKUES I SPORTEVE EKSTEREME

”Ishte diçka që nisi shumë spontanisht. Më pëlqen që të bëj eksplorime në vende të ndryshme në natyrë. Dhe këto udhëtime vendos që t’i bëj me biçikletën time. Sigurisht duke qenë se është një sport ekstrem, kërkon shumë dhe stërvitje fizike të jesh gjithmonë në formë për çdo gjë.”

Hajdari rrëfen për “Vizion Plus” se gjatë udhëtimit ka pasur jo pak herë dhe vështirësi por asnjë herë nuk është dorëzuar.

KLODIAN HAJDARI

PRAKTIKUES I SPORTEVE EKSTEREME

”Duke qenë se është një sport ekstrem të lidh detyrimisht dhe me dëmtimet e shumta. Mbaj mend që kam pësuar një herë një goditje të fortë. Terreni ka qenë i lagur me gurë që bënë që të humbja ekuilibrin dhe aty pësova çarje shembje. Nuk e harroj asnjëherë.”

Sportisti veçon dhe vendet e tij te preferuara:

 KLODIAN HAJDARI

PRAKTIKUES I SPORTEVE EKSTEREME

”Do të veçoja Kukësin, është një pamje spektakolare, Mali i Gjallicës, pastaj eksperienca e pedalimit në liqenit ka qenë një sport tjetër do thoja. Nuk kërkon shumë instinktin, sa kërkon guximin, vullnetin aventurën.”

Kohët e fundit, numri i sporteve ekstreme në Shqipëri është rritur bashkë me numrin e të apasionuareve pas tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *