Policia Kufitare dhe roja bregdetare dhanë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mengjësin e sotëm në Gjipe të Himarës.

Në informacionin e shpërndare për mediat policia sqaron se nga katër personat që kishin dalë për peshkim, janë shpëtuar 3 ndërsa një grua dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Vec punës së rojes bregdetare, policisë kufitare si dhe  ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u shpëtuan tre persona, babë e bir R. R., dhe A. R., si dhe Fatjon Resulaj ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende.

Vijojnë  kërkimet  intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se familja prej tre anëtaresh burrë e grua, djali I tyre 25 vjec si dhe një punëtor kishin dal në det për të mbledhur rrjetat e pëshkimit.

Mirëpo stuhia që u afrua rreth orës 07:00 i ka kapur në befasi duke sjell edhe përmbysjen e varkës me të cilën kishin dal në det.

Gruaja rreth 55 vjece nuk gjendet ndërsa bashkëshorti i saj fatmirësisht ishte në gjëndje të mirë shëndetesore sikurse edhe punëtori që kishin marrë me vetë F.Resulaj.

Ndërsa djali 25 vjec doli në gjëndje të rëndë nga uji por për fat të mirë tashmë ështyë jashtë rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *