Një turiste 17-vjeçare është mbytur në ishujt e Ksamilit në Sarandë mesditën e kësaj të premteje. Policia ende nuk ka identifikuar vajzën, por sipas informacioneve të para, dyshohet se është një ruse që kishte ardhur me pushime bashkë me nënën e saj.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të vajzës në spitalin e Sarandës, mësohet se janë konstatuar edhe dy plagë, një në kokë dhe një në trup, çka hedh dyshime se e reja mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji.

 

Ndërkohë, policia e Sarandës ka bërë të mundur shoqërimin e nënës së 17-vjeçares, ndërsa po e merr në pyetje për të zbuluar më shumë detaje nga ngjarja e rëndë. Pritet që trupi i viktimës të dërgohet në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminime.

 

Hetimet e policisë tashme janë përqendruar ne dy pista: goditje nga ndonjë motor uji, por edhe ngjarje aksidentale, pasi nuk përjashtohet mundësia që e reja të ketë goditur shkëmbinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *