Subscribe

Për ministrin e shtetit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, Qeveria është duke studiuar të gjithë skenarët e mundshëm në rast të një mbyllje tjetër, edhe pse qëllimi kryesor është shmangia e saj.

 

Duam të shmangim një mbyllje të re, nëse do të jetë e domosdoshme një mbyllje tjetër jemi të përgatitur që për sipërmarrjen të afrojmë mundësi  më të mira për të zhvilluar disa lloj aktivitetesh, që siç e theksova nuk duhet të kërcënojnë betejën shëndetësore. Po ndjekim me shumë kujdes se çfarë janë duke bërë vendet e rajonit, europës apo edhe në botë, po këmbejmë eksperienca po shohim rrugëzgjidhje të ofruara nga vende të ndryshme dhe ne nuk do bëjmë asgjë më shumë sesa të adaptojmë masat të cilat do të jenë sa më efikase.

 

Shalsi është ndalur dhe tek paketat për bizneset më të prekura nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë.

 

Nëse është paketë apo grup masash, emërtimi nuk ka rëndësi. Ajo që ne po mbikëqyrim dhe analizojmë me shumë kujdes janë sektorët më të prekur dhe sektorët që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Eksperiencat dhe praktikat e vendeve të tjera treguan se aty ku u nxitua me masa të shpejta në ndihmë të biznesit nuk ishin aq efikase dhe efiçente sa duheshin. Ndaj ne po ndjekim me shumë kujdes situatën për t’iu përgjigjur në momentin e përshtatshëm me masa që do të donim të ishin efikase.

 

Këto deklarata Shalsi i bëri nga Pogradeci ku inspektoi një nga investimet e Qeverisë në këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *