Presidenti Donald Trump ka braktisur takimin me demokratët pas refuzimit të këtyre të fundit për t’i dhënë fonde për të ndërtuar murin e ndarës me Meksikën.

 

Pas 19 ditësh mbyllje të adminsitratës amerkikane, Trump thirri një takim me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer për të negociuar mbi situatën.

 

Trump u kërkoi atyre që të mirtatonin fondin për ndërtimin e murit, por kërkesa e tij u refuzua nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ç’ka bëri që presidenti amerikan të largohej I nervozuar nga takimi.

 

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha pas takimit se Trump tregoi sërisht një zëmërim të fortë ndaj refuzimit të demokratëve.

 

Ndërsa senatori i Neë York tha gjithashtu se Trump kishte “goditur tryezën” pas refuzimit.

 

Por pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga demokratët, Presidenti Trump nuk nguroi që të irionizonte këta të fundit pas takimit të dështuar.

 

Në një postim në Twitter, teksa e cilësoi si një humbje kohe takimin, Trump u shpreh se pas refuzimit të kërkesës së tij u tha “Bye-bye” demokratëve dhe u largua nga takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *