Të gjithë ata shtetas që kanë vizituar së fundmi Kinën do t’u ndalohet hyrja në SHBA dhe Australi. Politika të ngjashme është lajmëruar se do të ndërmerren edhe në Rusi, Japoni, Pakistan dhe Itali.

 

Frika nga përhapja e koronavirusit i ka moblizuar të gjithë, por Organizata Botërore e Shëndetit nuk shfaqen pro masave ekstreme për të parandaluar çdo kontakt të mundshëm më virusin e rrezikshëm. Sipas kësaj organizate, mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e koronavirusit.

 

“Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm, duke penguar shpërndarjen e informacionit, zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe duke dëmtuar ekonomitë”, tha kreu i OBSH-së.

 

Nga ana tjetër, palët kineze shprehin gatishmërinë për të vijuar luftën e fortë në bashkëpunim me OBSH-në dhe vendet e tjera kundër epidemisë, për të mbrojtur sigurinë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *