Anëtarët e Partisë Socialiste këtë të shtunë përmes parimit “një anëtar një votë” 706 delegatët e Kongresit të PS që do të zhvillohet në fillim të vitit 2020.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në mbyllje të të procesit  zgjedhor tha se procesi dëshmoi se PS është një shkollë e funksionimit demokratik.

 

Ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat Balla është shprehur se në këtë proces ka pasur dy risi kryesore, testimi për herë të parë i votimit elektronik në njësinë numër 8 të Tiranës.

 

“Partia Socialiste është një shkollë e funksionimit demokratik dhe këtë e ri-dëshmoi sot edhe ky proces shumë cilësor. Sot përmbyllëm fazën e parë të kalendarit tonë politik të brendshëm të procesit zgjedhor të nivelit të parë të strukturës sonë organizative, qoftë në ri-formatimin e organizatave  dhe aplikimin e bashkë-drejtimit të Organizatave Socialiste qoftë në zgjedhje, gjatë ditës së sotme, sipas parimit “një anëtar, një votë” të 706 delegatëve në Kongresin e PS të shkurtit 2020. 76.068 anëtarë të Partisë Socialiste morën pjesën përmes votimit tradicional në një nga ushtrimet më të rëndësishme, jo vetëm për demokracinë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar. Në përfundim të këtij procesi, kam kënaqësinë të njoftoj se në të 363 vend-votimet e ngritura në të gjithë bashkitë e vendit është zhvilluar procesi rregullisht, duke dëshmuar arritjen e një cilësie dhe standardi të lartë të këtyre zgjedhjeve. Dua të veçoj gjatë ditës së sotme, dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan on-line, Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri. Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëve për delegatë të Kongresit të  PS ishin gra dhe vajza. E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në Qershor 2021.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *