Pak më parë është mbyllur votimi në Kosovë ku ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votim.

Gazetarja Olta Blaceri raportoi nga Kosova për Vizion Plus se sipas KQZ, në votim kanë marrë pjesë vetëm 43% e qytetarëve.
Ndërkohë bëhet me dije se komunat me shumicë serbe kanë pasur pjesëmarrje më të lartë në votim.

“KQZ sapo ka publikuar të dhënat finale për pjesëmarrjen në votim. Është konfirmuar trendi që është vënë re gjatë gjithë ditës, një pjesëmarrje shumë e ulët. Kanë marrë pjesë në votim vetëm 43% e personave që kanë pasur të drejtë vote, pra pjesëmarrje më e ulët se në vitin 2017. Komunat me shumicë serbe kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë pasi në Mitrovicën e Veriut kanë marrë pjesë 63% e qytetarëve që kanë pasur të drejtën të votojnë”, bën me dije Blaceri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *