Nga nesër, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve të cilat hyjnë dhe dalin nga pjesa veriore e Tiranes. Shkak jane bërë punimet në sheshin “Shqiponja”, qe jane pjesë  e projektit të Unazës së Madhe.

Zv.drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka, i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” e konsideroi fazën më të vështirë sa i përket menaxhimit të trafikut. Ai theksoi se është përcaktuar që të punohet me 3 turne, pa ndalim, në mënyrë që të mbarojë sa më shpejt.

I pyetur për qendrën e menaxhimit të trafikut, Koka nuk dha një afat se kur ky projekt do të jetë gati.

“Kjo ka qenë faza më e vështirë e jona për menaxhimin e trafikut. Kemi vendosur me kontraktorin që të punojmë 24 orë pa ndalim me 3 turne që të mbarojnë në një kohë të shpejtë. Pjesët që do të ndërtohen këto 4 muaj do të vihen në shfrytëzim për të çliruar trafikun që do të krijohet. Por trafiku është i pashmangshëm, do të rëndohet pak. Qendra e menaxhimit te trafikut nuk do të jetë vetëm për këtë rast; është një e domosdoshme sepse nuk ka sot një të tillë. Aty do të ketë akses autoriteti rrugor, Policia e Shtetit dhe shërbimet e inteligjencës.”

Sa i përket masave të marra për mirëmbajtjen e akseve nacionale, Koka deklaroi se stadi i ri i mirëmbajtjes do të fillojë që të zbatohet këtë fundvit.

“Pjesa që ka ngeluar është ajo veriore e Tiranës. Jemi duke tenderuar pjesën e projektit të ri që do të bëhet. Do të dalin disa variante. Do të vendoset kush do të jetë më i favorshmi dhe do të kalohet në fazën e dytë, në projekt-zbatim. Pjesa e projektimit nuk besoj që zgjat. Për 5 vite, ajo duhet të mbyllet. Ne kemi tashme një traditë shumë të mirë sa i përket mirëmbajtjes dimërore. Nuk kemi pasur probleme të bllokimit dhe mosfunksionimit të skemës tonë për këtë pjesë. Kjo do të vazhdojë përsëri. Sapo kemi nisur një stad të ri të mirëmbajtjes dhe do të fillojë këtë fundviti që të implementohet.”

Për të shmangur trafikun, drejtuesit e mjeteve qe duan te dalin nga Tirana, duhet te devijojne djathtas rreth rrotullimit, ne nje segment qe kalon ne lagjen Laprake. E njejta shmangie edhe per ata qe vijne nga Durresi drejt Tiranes, por ne krahun e kundert. shoferet do te ndjekin nje segment qe do t’i nxjerre afer vendit te njohur si pallati me shigjeta. Nderkohe, për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *