Ka përfunduar procesi i votimit për referendumin e Pavarësisë së kurdëve te Irakut. Pjesëmarrja arriti në 76% deri në orën 5, sipas orës lokale. Komisioni Zgjedhor njoftoi se votimi u mbyll në orën 19 pas shtyrjes në disa qendra, pasi procesi ishte ende duke u zhvilluar kryesisht  në zonat kurde në Irakun e Veriut.

 

Votimi për referendumin historik filloi mëngjesin e se hënës dhe vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes pakicës më të madhe etnike të Irakut dhe qeverisë në Bagdad.

 

Votimi, i iniciuar nga lideri i kurdëve, Masud Barzani, nuk u zhvillua vetëm në rajonin autonom të Kurdistanit në veri të Irakut, që përfshin provincat e Erbilit, Sulejmanijeh dhe Dohuk, por gjithashtu dhe në zona që pretendohen nga kurdët dhe qeveria qendrore irakene.

 

Nga ana tjetër fqinjët si Turqia dhe Irani u shprehen të shqetësuara se ky referendum mund të shërbejë si shembull për pakicat kurde që ndodhen në këto vende te bëjnë te njëjtën gjë.

 

Ministria e Jashtme Turke e quajti votimin “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”. Rezultatet e para pritet të dalin brenda 72 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *